Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar rusët kundër memorialeve të paautorizuara për ish-figurën e opozitës Alexey Navalny.
Ai ndër të tjera tha se ata që do të marrin pjesë në memoriale do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi, transmeton Klankosova.tv.
“Çdo tubim i paautorizuar do të jetë në kundërshtim me ligjin. Prandaj, ata që do të marrin pjesë në të do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi", u tha Peskov gazetarëve në një telefonatë të planifikuar rregullisht të premten.