Rusia ka ndërtuar një imunitet të caktuar ndaj sanksioneve perëndimore dhe është përshtatur me to, tha Kremlini të premten, pasi Bashkimi Evropian ra dakord për një paketë të 18-të sanksionesh kundër Moskës, duke përfshirë masa që synojnë industrinë e saj të naftës.
Paketa synon të ulë çmimin maksimal të G7-ës për blerjen e naftës bruto ruse në 47.6 dollarë për fuçi, thanë diplomatët për Reuters, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur në lidhje me masat e reja të BE-së, zëdhënësi i Kremlinit, i përshkroi ato si të njëanshme dhe të paligjshme, duke thënë se ato ishin në përputhje me atë që ai e quajti "qëndrim vazhdimisht anti-rus" të Evropës.
"Por në të njëjtën kohë, sigurisht, ne tashmë kemi fituar një imunitet të caktuar nga sanksionet, jemi përshtatur me jetën nën sanksione," u tha Peskov gazetarëve, transmeton Klankosova.tv.
"Sigurisht, do të duhet të analizojmë paketën e re në mënyrë që të minimizojmë pasojat e saj. Por, përveç kësaj, çdo paketë e re sanksionesh sjell një efekt negativ për vendet që e mbështesin atë. Kjo është një armë me dy tehe," tha Peskov.
Qeveria ruse dhe burimet tregtare minimizuan ndikimin e kufizimeve të reja, duke dyshuar se ato do të prishnin ndjeshëm tregtinë ruse të naftës.
https://klankosova.tv/be-ja-jep-driten-jeshile-per-njeren-nga-paketat-me-te-forta-te-sanksioneve-ndaj-rusise/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.