Lajmet e fundit

Nëse keni menduar se është shkencë e vërtetë për të bërë kremine fytrës në shtëpinë tuaj, ju patjetër jeni gabim!
Përgatitja është shumë e lehtë dhe zgjat vetëm disa minuta!
Ky krem mund të përgatitet nga tre përbërës të thjeshtë të kualitetit të lartë që kanë një efekt jashtëzakonisht të dobishëm në lëkurë dhe vetëm pas disa ditësh, lëkura juaj do të duket më e re, më e shëndetshme dhe rrezatuese, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
Gjysmë filxhani vaj kokosi
1 lugë gjelle vitamin E në formë të lëngshme
Disa pika vaj esencial të livandës, ose sipas shijes suaj
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë xhami për të krijuar një masë homogjene. Ju mund ta ngrohni pak vajin e kokosit në mënyrë që të jetë më e lehtë për t'u përzier me përbërësit e tjerë.
Hidheni kremin në gota të vogla xhami dhe ruajeni në frigorifer. Aplikoni atë në mëngjes dhe në mbrëmje, në sasi të vogla.
Vitamina E do të ndihmojë lëkurën në rimëkëmbjen e saj dhe vaji esencial i livandës është i njohur për vetitë shëruese.