Lajmet e fundit

Është thënë shpesh, madje ajo që është evidente lidhet me kombinimin perfekt sa edhe ekstravagant që kryeministri Rama u bën kravatave.
Me një shije të rafinuar që e karakterizon në të shumtën e rasteve, Rama zgjedh të mbaje kravata me ngjyra, me tonalitete ku jo çdo kush do të kishte guximin ti përdorte. Por kryeministri i Shipërisë duket se bën ndryshimin nga klasa politike.
Kritikuesit e modës do ti vendosnin një notë të mirë, ndërsa ai nuk harron që edhe çorapet ti sjell në detaje sipas vendit ku është i pranishëm, por edhe stinës.
Është e padiskutueshme se suksesi i një kostumi klasik nuk vjen pa këmishën dhe kollaren cilësore. Ato duhet të jenë të kombinuara mirë në material dhe ngjyrë me kostumin. Por Ramës nuk i shpëtojnë këto detaje.
Ngjyrat harmonike të kollareve ai i ndërthur me veshjen dhe në jo pak raste ato bëjnë kontrast, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.









