Lajmet e fundit
Jurgen Klopp u largua nga Dortmund për të marrë pak pushim. Por, legjenda gjermane Eckhard Krautzun mendon se ka vetëm një skuadër të ardhme për të: Manchester United.

Legjenda gjermane, Eckhard Krautzun ka treguar se Jurgen Klopp i ka thënë atij se një ditë do të menaxhojë Manchester Unied.
Ish trajneri i Dortmund, më 1 qershor lajmëroi se ai do të pushojë nga të qenurit trajner.
Por, Krautzun që ka punuar me Klopp gjatë kohës së tij në Mainz, kujtoi se trajneri ekscentrik i ka thënë atij që ai mendon që në një kohë të caktuar ta drejtoj Manchester United.
“A është Klopp perfekt për Premier League? Nuk mund ta them këtë gjë. Jurgen flet anglisht dhe më kujtohet që në një rast më pat thënë, që kur të mos jetë më i përshtatshëm për Dortmund, United do të ishte zgjedhja e tij”.
“Por, për momentin ajo pozitë është e zënë. Mendoj se Jurgen do të përshtatej mirë në futbollin anglez që është i mirdrejtuar dhe mirorganizuar”.
Jurgen Klopp u largua nga Borussia Dortmund pas një sezoni jo fort të kënaqshëm me verdheezinjtë.