Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valon Krasniqi, ka uruar Vitin e Ri, me dëshirën që sa më shpejt të kalojë koronavirusi.
“Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit se: SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim”, është shprehur Krasniqi, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19. Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim”.
“Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.