Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim emocionues me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare në Drenas, duke theksuar se ky qytet ka qenë gjithmonë një bastion i besnikërisë ndaj PDK-së dhe UÇK-së.
"UÇK dhe PDK janë një rrënjë, janë historia dhe fati ynë i përbashkët", u shpreh ai ndër tjera, transmeton klankosova.tv.
''Sonte, në Drenas, një takim i paharrueshëm me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - gjeneratën e artë që i dha lirinë vendit tonë.
Ky vend e di çfarë do të thotë betimi, të cilin nuk e ka thyer kurrë: as në luftë e as në paqe - duke e mbështetur PDK-në për 26 vjet me radhë.
UÇK dhe PDK janë një rrënjë. Janë historia dhe fati ynë i përbashkët.
Më 12 tetor, Drenasi do të vazhdojë besnik ndaj kësaj rruge: për PDK 191 dhe për kryetarin e ardhshëm, Petrit Hajdarin.
Sepse besnikëria ndaj historisë është besnikëri ndaj së ardhmes.
Sepse me Petritin - Drenasi mundet ma mirë.
#MaMirëPërDrenasin
#PDK191''
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.