Lajmet e fundit

“Kjo mungesë e dinamizmit politik, e sidomos e mbikëqyrjes politike më së shumti i konvenon partisë në pushtet. Mbikëqyrja politike është Kuvendi i Kosovës, komisionet parlamentare të cilat çdo ligj, çdo vendim ekzekutiv, duhet të kalojnë në ato komisione”, tha ai në Klan Kosova.Ai tha se situata aktuale është paradoksale, duke kujtuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sipas tij ka thënë se funksionon mirë në këtë gjendje institucionale. Krasniqi ngriti shqetësimin se në mungesë të institucioneve të konsoliduara, qytetarët nuk kanë adresë të qartë për t’u drejtuar në rast të krizave politike, ekonomike apo sociale.
“A dini pse kjo është e çuditshme? Edhe Albin Kurti e ka thënë disa herë në qëndrimet e tij, ka thënë ‘unë mirë jam, unë e kam presidentin, e kam kryeministrin, unë e kam mbikëqyrjen’. Ai vet po na thotë që në këtë gjendje funksionon më së miri. Tash, në çfarëdo lloj krize që ke, politike, ekonomike, sociale, kujt ki me iu drejtu? Krejt janë ushtrues detyre”, u shpreh Krasniqi.