Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me dy fitore larg Botërorit, ëndrra e Kosovës po vazhdon të jetojë.
Në një postim në Facebook duke uruar Kosovën për fitoren historike në Slloveni ai ka falënderuar dardanët.
“Fitore e madhe! Kualifikim historik në play-off të Botërorit SHBA 2026. Një kampanjë magjike. Kjo është Kosova e ëndrrave tona - që luan fort, luan si ekip dhe fiton bashkë.Tani jemi vetëm dy fitore larg Botërorit, dhe me formën që kemi, ëndrra vazhdon të jetojë.Faleminderit, djema! ”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.