Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat, siç tha ai, po vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me COVID-19.
"Mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me COVID-19".
Krasniqi sërish ka ka përsëritur thirrjen ndaj qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë, njofton Klankosova.tv.
"Ashtu siç kemi bërë tash e sa javë, i bëjmë sërish thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë".
"Krahas kësaj, Qeveria duhet të ofrojë një plan të duhur e të shpejtë për ndihmë financiare ndaj qytetarëve që po vuajnë pasoja të rënda nga pandemia, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike" ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.