Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 9 QKN.
Komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet janë Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novobërda, Zveçani dhe Vitia.
“Deri më tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime ”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN të tjera./Klankosova.tv