Lajmet e fundit

Sipas të dhënave zyrtare, në nivel vendi janë procesuar 2,450 nga 2,498 vendvotime, që përbën 98.08% të totalit të tyre në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.
KQZ ka bërë të ditur se procesi në disa komuna është përmbyllur sipas kalendarit të përcaktuar:
Të hënën, më 8 qershor, deri në ora 24:00, është përfunduar numërimi në Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh dhe Mamushë.
Të martën, më 9 qershor, deri në ora 16:00, procesi është përmbyllur në Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndërsa të mërkurën, më 10 qershor, deri në ora 16:00, janë përfunduar Deçani, Dragashi, Kamenica, Graçanica, Klina, Vitia, Kaçaniku, Rahoveci dhe Leposaviqi.
Në po të njëjtën ditë, deri në ora 24:00, është përmbyllur procesi në Istog, Skenderaj, Malishevë, Drenas, Lipjan, Pejë dhe Podujevë.
Të enjten, më 11 qershor, deri në ora 16:00, është përfunduar numërimi në Fushë Kosovë, Ferizaj, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovë.
Ndërsa të premten, më 12 qershor, është përmbyllur procesi në Gjilan dhe Prizren.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se procesi po vazhdon në mënyrë të rregullt deri në përmbylljen e plotë të të gjitha vendvotimeve në Prishtinë./Klankosova.tv