Lajmet e fundit

“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare", deklaroi Elezi.Sipas tij, në rast se vendimet nuk përmbajnë detyrime që duhet të zbatohen nga KQZ-ja, atëherë institucioni është i gatshëm që menjëherë pas fuqizimit të tyre të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Elezi sqaroi gjithashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e mbyll plotësisht procesin zgjedhor, pasi palët e përfshira ende kanë të drejtë ankese edhe pas këtij hapi.
“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyllë procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve. KQZ, ngjashëm si tani, duhet të presë afatin e ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime dhe pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve", u shpreh zëdhënësi i KQZ-së.KQZ thekson se vetëm pas përfundimit të të gjitha afateve ligjore dhe vendimeve përfundimtare, procesi i zgjedhjeve mund të konsiderohet i mbyllur në aspektin administrativ. /Klankosova.tv