Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet e fundit për certifikimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kështu bëjnë të ditur burime të gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Tërshani.
Bazuar në këto burime, kjo lëvizje e KQZ-së vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat kundër PZAP-së rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mbledhja e KQZ-së mësohet se do të fillojë nga ora 18:00./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.