Lajmet e fundit

Mesfushori i Chelseas, Mateo Kovaçiq e ka lënë të kuptohet se dëshiron që të mbetet te Chelsea.
Kroati ka qenë në listën e lojtarëve që janë përfolur për një largim të mundshëm nga të Kaltrit në eksodin e verës.
“Tashmë jam që pesë vjet këtu, koha fluturon, dhe kam qenë te Chelsea më gjatë se te të gjitha klubet tjera”, ka thënë Kovaçiqi.
“Nuk ka gjë që nuk e dua te Londra. Familja ime e shijon, e që ma lehtëson mua. Ushqimi është i mirë, ndoshta jo sikur në Itali apo Spanjë! Mirëpo Londra është e mrekullueshme”, ka shtuar ai.