Lajmet e fundit
Tekniku francez ka vendosur që ta nisë takimin me mesfushorin kroat si titullar, duke befasuar kështu të gjithë, pasi pritej që spanjolli Isco të ishte në vend të tij

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane befasoi duke lënë në bankën e rezervistëve mesfushorin Isco dhe në vend të tij inkuadroi Mateo Kovaçiq.
Por, ekipi madrilen ka një bilanc pozitiv ndaj Barcelonës në ndeshjet në të cilat mesfushori i talentuar kroat ka luajtur nga minuta e parë.
Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje nga Barcelona në ndeshjet ku Kovaçiq ishte titullar, pasi në tri duele, Los Blancos kanë fituar dy dhe barazuar një herë.