Lajmet e fundit
21 vjeçari që tek skuadra kryeqytetasi kaloi nga Interi, për 30 milionë euro, është i bindur se ai do të bëhet lojtar i rëndësishëm i projektit të Benitezit.

Mateo Kovaçiq ka thënë se ai s’mund ta refuzojë Real Madridin dhe se është goxha i bindur se ai do të zë vend në formacionin startues të ‘Los Blancos’.
Kroati ka qenë zëvendësues në dy ndeshjet e para të sezonit, por mendon se kjo do të ndryshojë shpejtë.
“Real Madridi është një nga klubet e pakta të cilave s’mund t’u thuash jo”.
“Secili futbollist ëndërron të luajë për Madridin. Mua më ndodhi si 21 vjeçar, prandaj e konsideroj veten me fat”.
“Nuk besoj se një klub si Reali vendimet i merr bazuar në një ndeshje, por përballja me ta kur unë luaja për Interin mund të ketë ndihmuar”.
“E di që do të jetë vështirë për të qenë startues, por jam i sigurtë që do t’ia arrij”.