Lajmet e fundit
Mesfushori ka thënë se skuadra luajti shumë mirë, por se nuk e kanë pritur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Mateo Kovaçiq ka thënë se nuk e kanë pritur që të fitojnë me rezultat të thellë ndaj Kosovës.
Kroacia e dërrmoi Kosovën 6:0 në Loro Boriçi, duke u treguar më e fortë në të gjitha aspektet e lojës.
Dhe mesfushori kroat ka deklaruar se skuadra luajti mirë, megjithëse nuk e ka pritur rezultatin final të ndeshjes.
“Më duhet ta pranoj që nuk e kemi pritur që të fitojmë me këtë rezultat kundër Kosovës”.
“Luajtëm shumë mirë dhe çka është më e rëndësishmja morëm tri pikë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Finlandën dhe t’i marrim edhe tri pikë të tjera”