Lajmet e fundit
Kroati është i bindur se mund të luajë në të gjitha pozitat në mes të fushës.

Mateo Kovacic ka folur për transferimin e tij tek Real Madridi, të cilin e quajti: klubi më i madh në botë.
Mesfushori u transferua tek ‘Los Blancos’ nga Inter për 35 milionë euro dhe u prezantua të mërkurën në ambientet e Santiago Bernabeut.
Në fjalët e tij të para si lojtar i skuadrës mbretërore ai tha se do luajë kudo ku e kërkon Benitezi.
“Jam në klubin më të madh në botë. Pres shumë nga vetja dhe klubi”.
“Unë s’e vendos pozitën, por jam i gatshëm të luaj në secilën pozitë”.
“Kam biseduar me Benitezin sa ishte te Napoli dhe jam i lumtur që tash do të punoj me të”.
Kovacic poashtu foli edhe për bashkëlojtarët e rinj, duke e cilësuar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të vlefshëm të skuadrës, ndërsa Modriqin mik të mirë.
“Luka është mik shumë i mirë. Jam i lumtur që do të luaj me të”.
“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”.