Lajmet e fundit

Trajneri i Kroacisë Niko Kovac ka akuzuar lojtarët e tij për mungesë të zemrës pasi pa që shpresat për kualifikim në Euro 2016 u komplikuan.
Kroatët ranë nga vendi i parë në Grupin H në të tretin pas barazimit pa gola në Azerbejxhan të enjten para humbjes 2-0 ndaj Norvegjisë.
Kovac ia ka lënë fajin për rrëzimin e Kroacisë lojtarëve të tij, duke thënë se ata nuk kanë shfaqur shumë përkushtim ndaj kauzës.
“Ju duhet t’i pyeteni lojtarët për arsyen e këtyre tre rezultateve” i tha ai gazetarëve.
“Stafi im dhe unë kemi bërë punën tonë, por aty janë 11 lojtarë që duhet ta bëjnë të tyren”
“Skuadra duhet ta jap 100 për qindëshin. Përndryshe nuk mund të fitoni, as kundër Azerbejxhanit as kundër Norvegjisë”
“Për të luajtur për ekipin kombëtar nuk është njëjtë sikur të luani për skuadrën tuaj”, ka shtuar Kovac.