Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq këtë të mërkurë janë shpallur fajtorë për krime lufte në Kosovë, raporton klankosova.tv.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, Kostiq u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Miloviq me 7 vjet.
Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, kishin vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.