Lajmet e fundit

Futbollisti Drilon Përgjeçaj është ardhja më e re për kombëtaren e Kosovës U19.
Prurja e 17 vjeçarit që do ta veshë fanellën e Kosovës u konfirmua në takimin që pati me të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njofton Klan Kosova.
Përgjeçaj është pjesë e klubit FC Freiburger në Gjermani dhe luan në pozicionin e mesfushorit defanziv. Në Gjermani ka qenë pjesë e disa ekipeve të grumposhave të reja si, Eschbach, Eintracht Freiburg, KSC Karlsruhe.