Lajmet e fundit
Kombëtarja shqiptare pritet ta zgjedh Gjeorgjinë për ndeshje miqësore para Kosovës

Shqipëria pas kualifikimit në Evropianin e Francës nisi të mendojë për zhvillimin e dy sfidave miqësore në muajin nëntor, pikërisht kur janë edhe dy data të lira nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare miqësore.
Fillimisht u përfol për miqësore me Poloninë, Kroacinë, Bullgarinë e Finlandën, por të gjitha këto pista ranë poshtë e para disa ditësh u zyrtari ua miqësorja me Kosovën me 17 nëntor, sfidë e cila tashmë është në rrezik pasi në skenë për Shqipërinë ka dalë një miqësore me Gjeorgjinë në datën 16 të këtij muaji.
Kjo sfidë, vë në rrezik miqësoren festive me Kosovën, por po bëhen përpjekjet maksimale që kjo të mos ndodhë, raporton Sportal.al.
FFK prej kohësh ka bërë kërkesën për miqësoren me Shqipërinë e FIFA e ka miratuar atë, por për t’i mundësuar Shqipërisë edhe një tjetër miqësore tashmë është bërë një kërkesë për ndryshimin e datës së miqësores Kosovë-Shqipëri.
Në rast se kjo datë nuk ndryshon atëherë gjithçka mbetet në dorën e Federatës shqiptare të Futbollit që do të zgjedhë mes Kosovës e Gjeorgjisë.