Lajmet e fundit

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në aeroplanin e linjës Bruksel-Shkup.
Një kosovar ishte zhveshur deri në bel dhe kishte bërtitur "UÇK".
Ai u arrestua menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit.
Kjo ngjarje i kishte shqetësuar paksa udhëtarët, raporton Alsat-M, përcjell Klankosova.tv.
“Për momentin, bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit,” thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase.