Lajmet e fundit
Filmi “Lapsus”, ku rolin kryesor e ka aktori kosovar, Arben Bajraktaraj deri më tani është shpërblyer me disa çmime, duke e përfshirë edhe rolin e Bajraktarajt.

Arben Bajraktaraj, aktori kosovar që ka rolin kryesor në fiolmin "Lapsus" i cili është shpërblyer me çmimin si filmi më i mirë i kategorisë së shkurtë në “The Con Film Festival”, në Philadephia. Filmi është realizuar në vitin 2012-të ndërsa është i pari film nga regjisori, Karim Ouaret.
“Lapsus” tregon historinë e Territ, një predator psiqikisht jo në rregull ndërsa mbetet viktimë e një fenomeni të panjohur që literatura e konsideron si Lapsus memoriae: humbja e memories.
Kosovari luan rolin kryesor në filmin i cili deri tani ka marrë disa çmime ndërkombëtare, ndërsa disa herë edhe vetë Arben Bajraktaraj është shpërblyer si aktori më i mirë.