12.05.2015 · përditësuar para 4099 dite1 min lexim
Rashica nga klubi futbollistik i Superligës së Kosovës, "Kosova e Vushtrrisë" ka kaluar në radhët e ekipit holandez, Vitesse.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi.
Për formën e mirë dhe sukseset e tij ka falënderuar të gjithë shokët e skuadrës "Kosova e Vushtrrisë", si dhe trajnerin e tij të parë Isa Sadriun.
I pyetur për kushtet në vendin tonë, Rashica ka thënë që infrastruktura më e mirë do të kishte ndikim në zhvillim e futbollit këtu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.