Gent Makasutaj u vra aksidentalisht rreth orës 21:00 të dielën në zonën Kvarngärdet të Uppsalas në Suedi, gjatë një përleshje të grupeve kriminale.
I riu me prejardhje nga Banja e Istogut që kishte shkuar në mërgim gjashtë vjet, nga familja e tij thonë se ai u qëllua rastësisht.
Lidhur me rastin ka pasur reagime direkte në rrjete sociale nga disa anëtarë të familjes së tij.
Sipas policisë i dyshuari për të shtënat dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku edhe është arrestuar më vonë gjatë natës.
Në këtë fazë të hetimit, policia nuk ka konfirmuar nëse ngjarja lidhet me kriminalitetin e bandave, por ka theksuar se kjo është një nga pistat që po shqyrtohet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.