Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.
“Njësiti policor afër vijës kufitare gjatë vëzhgimit kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili nga territori i Serbisë ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.