19.08.2017 · përditësuar para 3242 dite1 min lexim
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte po luan ndeshjen vendimtare në parakualifikimet për Botërorin “Kina 2019”, kundër ekipit të Estonisë, njofton Klan Kosova.
Kosovës i nevojitet fitore më mbi pesë pikë në këtë ndeshje për t’u kualifikuar tutje.
Në Pallatin e Rinisë, ku po luhet ndeshja ka një atmosferë impozante dhe salla është e mbushur me tifozë.
Për ta shikuar Kosovën kanë shkuar edhe shumë fytyra të njohura, mes tyre edhe shumë politikanë.
Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë me Estonin e ka humbur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.