Kombëtarja e Kosovës në Futboll për kategorinë nën 21, ka gjetur fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për kampionatin evropian, kundër Andorës me rezultat 2:0.
Golat e vetme të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë nga Dion Berisha në minutën e ’82 dhe nga Mark Marleku vetëm tre minuta pas golit të Berishës, njofton Klankosova.tv.
Kosova me këtë rezultat kalon në vend të dytë në grupin ku ndodhet edhe kombëtarja e Shqipërisë për këtë grup moshë.
Dardanët janë në grup me Shqipërinë, Sllovenin, Anglinë, Republikën e çekisë dhe Andorën.
https://www.youtube.com/watch?v=tohTzpITpwg
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.