Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj kombëtares së Ukrainës U19.
Paraqitje impresive ka treguar futbollisti i Llapit, Elvir Gashijani i cili shënoi dy gola dhe dha një asistim në këtë përballje.
Ndërsa Eliot Bujupi edhe Elmedin Rama ishin golashënuesit e tjerë për Kosovën.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës në kualifikime pas barazimit me Sllovakinë U19, transmeton KlanKosova.tv.
Aktualisht Kosova renditet në vendin e parë me katër pikë, kurse Ukraina gjendet në poziten e dytë me tre pikë. /Klankosova.tv
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.