Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë rezultat pozitiv ndaj Rusisë U19 në ndeshjen e parë të grupit të pestë të fazës së parë për Europianin U19.
Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Ramiz Krasniqi, barazuan 1:1, në takimin e luajtur në Uells, njofton Klan Kosova.
Adonis Aliu shënoi për epërsinë e tanëve në minutën 11, ndërsa një minutë më vonë barazuan rusët.