Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës sot do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kosova gjendet në vendin e tretë të grupit B me tre pikë, ndërsa Greqia e katërta me dy pikë, por më një ndeshje më pak të zhvilluara.
Dardanët janë nikoçirë të ndeshjes, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe do të ketë përkrahjen e tifozëve me 10 përqind të kapacitetit të lejuar.