Lajmet e fundit

Pas humbjes së thellë të Ksoovës nga Kroacia, Kujtim Shala ka kritikuar ashpër drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësin Albert Bunjaku pas humbjes.
Kroatët e Ante Çaçiq dërrmuan kosovarët e Albert Bunjakut me rezultat tenistik 6-0, duke zhgënjyer tifozët e pranishëm në stadiumin Loro Boriçi, transmeton Klan Kosova.
Dhe Shala është treguar i ashpër në kritikën e tij për këtë paraqitje të dobët të përfaqësueses së Kosovës.
"Ky është turp. Megjithëse kur dihet kush e drejton Kosovën nuk do të ishte çudi edhe sikur rezultati të ishte më i thellë. Nisur nga kjo do të thoja se Kosova shpëtoi mirë".
"Në kësi rastesh drejtuesit e federatës duhet të japin përgjegjësi. Por kjo nuk do të ndodhë nga sa shihet. Mund të pajtohemi që Kroacia është më e mirë, por kjo humbje 6-0 është e patolerueshme".