Lajmet e fundit

"Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne sot kemi nisur konkretisht realizimin e një projekti të madh dhe me rëndësi jo vetëm për xhudistët dhe sportin por edhe për vendin tonë në përgjithësi, sepse përpos rolit praktik që do ta ketë Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ajo do të jetë edhe një imazh në arenën ndërkombëtare për Kosovën sepse sporti i xhudos ka ndikuar shumë në afirmimin e vendit tonë. Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë".
Ndërkaq, kreu i FXHK-së falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen dhe bashkëpjesëmarrjen e MKRS-së në këtë projekt jetik për xhudon në Kosovë.
Ai u shpreh se me ndërtimin e këtij objekti, sportistët do të jenë edhe më të inkurajuar për suksese e rezultate të mëtejme ashtu që t’i sjellin medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe që do të fokusohen në nxjerrjen e talenteve të reja në xhudo.