Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë edhe Sportit, Kujtim Shala ka takuar gjatë ditës, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu a kanë njoftuar ministrin Shala rreth zhvillimeve të fundit dhe procesin e ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.
Më tej ata kanë treguar edhe për vendimin e kongresit të ardhshëm, që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së, në krye me Michel Platinin do të votojnë për pranimin e Kosovës në organizatën më ët madhe të futbollit evropian.
Ministri Shala ofroi gatishmërinë për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, po ashtu u diskutua mundësia e organizimit të një ndeshjeje në mes të Kosovës dhe Maltës, transmeton Klan Kosova.