Lajmet e fundit

“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.Ky institut ka njoftuar edhe për rajonin që pritet të ketë nivelin më të lartë të të nxehtit.
“Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1.”, thuhet tutje.Gjithashtu, IHMK-ja ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, duke kërkuar nga ta që të qëndrojnë të hidratuar dhe që të ndjekin rekomandimet e IKSHPK-së. Ndryshe, shtete të ndryshme të Evropës ka ditë që janë përfshirë nga një mot ekstrem, me temperature të larta, me ç’rast janë shkaktuar edhe viktima. /Klankosova.tv