Lajmet e fundit
Sahiti do të zëvendësojë në një farë mënyre Bajram Jashanicën për shkak të dëmtimit, edhe pse luajnë në role të ndryshme, për miqësoren ndaj Letonisë më 13 nëntor

Pas Sabjen Lilajt, Ali Souesë dhe Fidan Alitit, një tjetër futbollist i Skënderbeut është ftuar ditën e sotme nga ekipi kombëtar.
Bëhet fjalë për mesfushorin Suad Sahiti, i cili do të jetë pjesë e Kosovës për takimin miqësor ndaj Letonisë, shkruan Panorama Sport. Sahiti do të zëvendësojë në një farë mënyre Bajram Jashanicën për shkak të dëmtimit, edhe pse luajnë në role të ndryshme. 22-vjeçari ka lindur në Beograd, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e shpresave të Maqedonisë. Vëllai i Suadit, Emir Sahiti, është i grumbulluar me Kombëtaren U-20 të drejtuar nga Alban Bushi.