Unioni Transmetues Europian (EBU) nuk e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Mes tjerash, kjo nënkupton që Kosova nuk do të mund të marrë pjesë në garën e Eurosongut për vitin 2020, njofton Klan Kosova.
Arsyeja kryesore pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së me të drejta të plota është për faktin se vendi ynë nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.
Bordi gjeneral sot në Oslo votoi për ndryshimin e statutit të EBU-së që do t’ia mundësonte anëtarësimin edhe atyre vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.
Mirëpo, ky propozim nuk kaloi.
Më 673 vota “kundër” dhe 400 vota “për” u pamundësua ndryshimi i statutit dhe kësisoj Kosova mbeti jashtë Eurosongut edhe për një vit.
https://www.youtube.com/watch?v=GCIa80rd7sM
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.