Kosova nuk ka arritur të shkoj tutje në fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit që mbahet në vitin 2027-të.
Basketbollistët tanë u mposhtën në Prishtinë nga Zvicra.
“Helvetikët” triumfuan me rezultat 73 me 81, në sfidën që u luajt në "Pallatin e Rinisë dhe Sportit", njofton Klankosova.tv
Te vendasit më i dalluar ishte, Dardan Berisha, me 20 pikë, dy kërcime e dy asistime.
Derisa te Zvicra, më i dalluar në parket ishte Dylan Ducommun, i cili realizoi 21 pikë, bëri tri kërcime dhe një asist, njofton Klankosova.tv
“Dardanët” e mbyllën këtë aventurë në pozitën e fundit në tabelën e Grupit A me vetëm shtatë pikë, ku kishte vetëm dy fitore, ndaj Azerbajxhanit dhe Irlandës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.