Lajmet e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur stërvitjen e parë para ndeshjes kualifikese për Botërorin Rusia 2018 ndaj Islandës.
Të përzgjedhurit e listës së gjerë të Albert Bunjakit kanë dalë në fushën e Ferronikelit për të zhvilluar përgatitjet e para për këtë përballje.
Vlen të përmendet se në tribuna ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh, të interesuar për të parë këtë seancë stërvitore.