Në Kosovë gjatë kësaj jave janë zhvilluar takimet e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ky organizim i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ka mirëpritur përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare si Austria, Belgjika, Turqia, Bjellorusia, Çekia, Luksemburgu, Hungaria, Sllovakia, si dhe Sllovenia, transmeton KlanKosova.tv.
“Këto takime shërbejnë si platformë për të ndarë përvojat më të mira, si dhe për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të konstituencave përkatëse”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
Përfundimi i kësaj ngjarjeje, nga Ministria e Financave, nënvizohet si partneritet i rëndësishëm të vendit me institucionet globale financiare.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.