Lajmet e fundit

Shumë media të huaja kanë shkruar rreth kombëtares së Kosovës, e cila për herë të parë merr pjesë në fazën eliminatore të një kompenticioni të rëndësishëm ndërkombëtar.
Të hënën, futbollistët kosovarë do të luajnë kundër Finlandës. “Nesër është ditë e madhe për Kosovën.
Të hënën, përfaqësuesja nga Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë në eliminatoret për Kupën e Botës ndaj Finlandës”, shkruan gazeta “Blick” e Zvicrës, shkruan gazeta Shekulli.
Futbollistët e Kosovës, që nga dita e enjte po stërviten në Turku, ku po përgatiten për ndeshjen ndaj Finlandës. Përballja do të jetë nesër në orën 20:45 minuta në shtetin finlandez.