Lajmet e fundit

Gazeta sllovake që shkruan për restorante dhe ushqime të ndryshme, ia ka kushtuar një të tillë Kosovës, duke e përfshirë atë në një pjatë. Bëhet fjalë për ushqimin në disa qytete dhe çmimet e lira që kanë ato.
Kosova është një fakt kurioz se edhe pse është një vend mysliman, pihet birrë dhe verë, të cilat gjithashtu i prodhon vet.
Qyteti i birrës Peja, me të njëjtin emër, dhe në qytetin e afërt Rahovecin ku janë 12 punishte vere private. Dhe më e madhja nga këto është edhe e dyta më e madhja në Evropë, transmeton Klan Kosova.
Shkoni të shtunën në tregun e Rahovecit ku do të kënaqeni me pasurinë e këtij rajoni. Menyja është e dominuar nga një madhështi e specave të mëdha, 6 kg për 1.5 euro. Nëse keni dëshirë për një shalqi, kilogrami bën vetëm 10 cent. Në shitje janë edhe vezët, domate të mëdha, qepë, e fasule.
Në restorante ju duhet të mësoheni me faktin se birra është në shishe e cila kushton nga 1.00 deri në 1.20 euro.
Në aeroportin e Prishtinës edhe 2.80 ose 3 euro. Në restorante edhe vera shërbehet në shishe të vogla. Ushqimi këtu është shumë i lirë dhe i bollshëm. Për shembull, një pjatë me dy prerje të mëdha mish të bardhë, salcë kërpudhash, karota integrale dhe lakër, patate të ziera, të skuqura dhe speca djegës turshi, bën katër euro.
Për një përzgjedhje specialiteti në Pejë ju paguani 4.49 euro. Ka tre topa mish në pjatë, tre qebapa, dy salsiçe, dhe bukë.
Hostelet në qytetin piktoresk të Prizrenit qëndron në 11 euro për natë.
Sigurisht në zemër të këtij qyteti një burger bën 1.50 euro, big burger 2.80 dhe një hot dog 1.20.
http://restauracie.etrend.sk/restauracie-aktuality/kosovo-na-tanieri.html