Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është plotësisht e gatshme për ndeshjen e parë me Britaninë e Madhe.
Kosova dhe Britania e Madhe do të përballen të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja e dytë është të shtunën në Derby të Anglisë.
Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi janë grumbulluar javën e kaluar, kur edhe i luajtën dy miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dardanët kanë vazhduar më pas punën në Prishtinë, ndërsa atmosfera vlerësohet se është shumë e mirë.
Në nëntor, Kosova luajti dy ndeshje të forta me Sllovakinë në kualifikimet për Botëror. Njërën prej tyre e fitoi.