Kosova është pozicionuar në Grupin B për kualifikimet në Kampionatin Botëror në futboll "Katar 2022".
"Dardanët" do të kenë përballë hiç më pak se Spanjën, Suedinë, Greqinë, dhe Gjeorgjinë.
Kjo u bë e ditur pas shortit që sot u hodh në selinë e UEFA-s në Cyrih.
Kampionati "Katar 2022" do të mbahet nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor 2022.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.