Lajmet e fundit

19 shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën kanë hedhur firmat e tyre për themelimin e Bordit të Paqes.
Këtë të fundit do ta udhëheq presidenti amerikan, Donald Trump, i cili gjatë ceremonisë në Davos të Zvicrës u pa i afërt me homologen kosovare, Vjosa Osmani, raporton Klan Kosova.
E Kosova si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë sipas presidentes Osmani fuqizon sovranitetin dhe pozicionin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Ujdinë e cila po vlerësohet si historike e pret ratifikimi në Kuvendin e Kosovës.
Për më shumë, ndiqni kronikat e mëposhtme: