Presidenti amerikan Joe Biden do të pranojë një nga nderimet më të larta të Kosovës në emër të djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.
Në një ceremoni gjatë kësaj jave presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të paraqesë Medaljen Presidenciale posthum për Sundimin e Ligjit Beau Biden, i cili erdhi në Kosovë në vitin 2001 për të ndihmuar në krijimin e institucioneve gjyqësore të vendit dhe sundimin e ligjit derisa po vendosej për pavarsinë, raporton NBC, transmeton Klankosova.tv.
“Puna e Beau në Kosovë ishte e përzemërt. Ai ra në dashuri me vendin. Në atë kohë, Kosova ende mbante plagët e luftës", tha Biden në një video mesazh që do të transmetohet gjatë prezantimit të dielën.
Kjo është hera e dytë që Kosova i ofron një nderim të madh Beau Biden, i cili shërbeu si prokuror i Përgjithshëm i Delaware dhe ishte duke përgatitur një fushatë për guvernatorin kur ai humbi betejën e tij me kancerin në tru në vitin 2015. Gjatë vitit të tij të fundit si nënkryetar, Biden bëri vizitë me anëtarët e familjes së tij në përurimin e rrugës afër Kampit Bondstell, me emrin e Beau Biden.
Biden tregoi se djali i tij ishte "vetëm një nga shumë" njerëz të përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës dhe tha se ai e pranoi nderin në emër të të gjithë atyre që ndihmuan në ndërtimin e institucioneve të saj gjatë dy dekadave të fundit. Ai gjithashtu tregoi se ishte i kënaqur që Kosova do të merrte doza amerikane të vaksinës COVID të Pfizer "brenda javëve".
Ambasadori amerikan në Kosovë do të marrë medaljen në ceremoninë që organizohet të dielën, e cila gjithashtu përfshin një këngëtar të njohur të Kosovës që interpreton këngë nga një prej grupeve të preferuara të Beau Biden, Coldplay, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=99Hx6rgPDhE
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.