Kosova në 3x3 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat 21:13.
Dardanët përfunduan në vendin e dytë në Grupin A, me një fitore dhe një humbje. Si Kosova, ashtu edhe Irlanda kishin mundur Shqipërinë më herët gjatë ditës së sotme, transmeton Klankosova.tv.
Pas një fillimi të barabartë 2:2, irlandezët me një seri prej 8:0, kalojnë në epërsi 10:2, megjithatë djelmoshat kosovarë arritën të ngushtojnë shifrat në 16:12, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe pësuan 21:13.
Kosova përfundoi e dyta në grup dhe të dielën do të ketë edhe një ndeshje eliminatore.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.