Lajmet e fundit

National Geographic, organizatë globale jo fitimprurëse që funksionon nga pasioni për të fuqizuar shkencën me eksplorimin për të ndryshuar botën, përmes faqes së saj zyrtare në internet, ka publikuar një artikull ku tregon për disa nga vendet që duhet vizituar patjetër e që meritojnë edhe më shumë vizitorë.
Aty renditen Armenia, Nicaragua, Nepali, Irani, Uzbekistani, Shqipëria, Timor-Leste, Gjeorgjia, Tunisia.
E ndër 10 vendet që u rekomandohet turistëve për të vizituar patjetër ngase meritojnë me tepër vizitorë, Kosova renditet e pesta, përshkak të bukurive të saja natyrore, njofton Klan Kosova.
Nationalgeographic.com shkruan edhe për gjendjen e tanishme në Kosovë, ku tregohet rreth historikut të rrugëtimit të vendit deri në shpalljen e Pavarësisë në vitin 2008. Megjithatë edhe pas kësaj kohë vendi po konsiderohet si një nga destinacionet më emocionuese për një aventurë të përkryer të udhëtimit në Europë.
Por pse duhet patjetër të vizitohet Kosova?
Këtë gjë e sqaron vet kjo organizatë, e cila e përshkruajti kulturën kosovare të lulëzuar në kafenetë e Prishtinës. Prizreni përshkruhet si një kështjellë e përkryer duke përfunduar pastaj në destinacionin e Maleve të Sharrit, për të praktikuar një aventurë të bukur për skijim apo qëndrimi në natyrë, njofton Klan Kosova.
Mos injoroni një vend të tillë!
Edhe nëse nuk keni njohuri të mjaftueshme të gjuhës shqipe, rekomandohet të kontaktohet me kosovarët në gjuhën angleze pasi sipas Nationalgeographic, të rinj dinë të flasin shumë mirë anglisht, njofton Klan Kosova. Turistëve u rekomandohet një kalërim me kuaj në rrugët e Prizërenit dhe ecje apo qëndrim në natyrë në shtigjet rreth Brodit.
Turistët për të vizituar shtetin më të ri të Europës, Kosovën, rekomandohen për të vizituar vendin edhe përshkak të akomodimit të mirë të ofruar nga hotelierit apo rrugëtimet e tyre.
Gjersa Hiking, sipas kësaj organizate mbetet një nga sportet më të fuqishme që po praktikohet në Kosovë dhe që i tërheqë të gjithë më së shumti, disa pjesë janë veçuar paksa edhe të rrezikshme dhe me goxha shkretëtirë.
Kjo si pasojë kohës së luftës së viteve 1990, e që i referohen zonave përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri, njofton Klan Kosova.